Të të vrasë fatura e ujit, italiania vdes pasi sheh se i duhet të paguajë 15.000 €

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 15:42 | Bota

Të të vrasë fatura e ujit, italiania vdes pasi sheh se i duhet

Një pensioniste 88-vjeçare nga Camporosso në rajonin e Ligurias në Itali, ka ndërruar jetë, pasi ka parë shifrën e majme në faturën e saj të ujit, që duhet të paguante.

Një gabim nga ujësjellësi në llogaritjen e faturës së ujit të shtëpisë së saj, i shkaktoi të moshuarës një tronditje që e çoi drejt vdekjes, siç raportohet nga  Corriere della Sera.

Sipas medias italiane, fatura që ka shkuar në shtëpinë e të moshuarës kapte vlerën 15339 euro, ndërsa në të vërtetë ajo kishte harxhuar vetëm 55 euro ujë në muaj.

Një gabim i cili duket se vjen si pasojë e një matjeje të gabuar, e cila, megjithatë, për shkak të pagesës automatike, ka zbrazur llogarinë bankare të të moshuarës.

Kur u konstatua se konsumi maksimal i 88-vjeçares ishte vetëm disa metër kub ujë, ishte tepër vonë për të.

Ndërkohë, kompania e ujësjellësit e ka pranuar gabimin dhe ka deklaruar se shuma e parave i është kthyer familjes të së moshuarës fatkeqe, ndërsa këta të fundit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes si dhe faturimin e përgjegjësisë te ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos