Teksasi goditet nga stuhitë e forta, mbi 700 mijë shtëpi e biznese pa energji elektrike

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 08:13 | Bota

Teksasi goditet nga stuhitë e forta, mbi 700 mijë shtëpi e

Mbi 713 000 shtëpi dhe biznese në Teksas dhe shtete të tjera në SHBA ishin pa energji elektrike të martën e 28 majit, për shkak të stuhive që goditën rajonin që nga fundjava e gjatë e festave të Ditës së Përkujtimit.

Stuhitë me tornado që përfshinë rrafshnaltat e jugut dhe malet Ozark vranë të paktën 21 njerëz në katër shtete të SHBA-së gjatë fundjavës.

Në Dallas, stuhia çau çatinë e Rainbow Hardware, një magazinë në një nga lagjet tregtare të qytetit. Në pjesë të tjera të qytetit pemët u shkulën, parqet u mbushën me ujë dhe u rrëzuan sinjalistika.

Stuhi të tjera po përfshinin pjesën veriore të shtetit mbrëmjen e së martës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos