Përplaset avioni ushtarak amerikan në Albuquerque

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 07:27 | Bota

Përplaset avioni ushtarak amerikan në Albuquerque

Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara është përplasur në tokë, mëngjesin e së martës, në zonën e Albuquerque në New Mexico dhe më pas shpërtheu në flakë.

Pamjet e siguruara nga një helikopter i ekipeve të kërkim-shpëtimit tregojnë zonën ku u përplas avioni luftarak, i cili më pas shpërtheu në flakë.

Sipas të dhënave paraprake, në avion, në momentin e aksidentit ndodhej vetëm piloti, i cili arriti të dilte me katapultë, por sërish mori plagë dhe ndodhet në spital për mjekim.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit që vlen miliona dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos