Ukraina është bërë gjithnjë e më e fortë në vitin që po lëmë pas dhe shumë shpejt do të mund të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Kievit.
Lajmin e bëri të ditur shefi i stafit të Zelensky-t, mëngjesin e së premtes. Andriy Yermak e bëri zotimin teksa mbante fjalëne tij përpara diplomatëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Boryspil-it, jashtë kryeqytetit të vendit.
“Ky kthim në elementet e paqes është i mundur sepse Ukraina është bërë më e fortë,” u tha Yermak diplomatëve.
“Ne tashmë mund të ofrojmë siguri në këtë sit. Falë forcave tona të mbrojtjes dhe miqve tanë, vendeve tona. Jam i sigurt se biletat simbolike të udhëtimit që ua dhanë sot kur erdhët këtu, do të kthehen shumë shpejt në të vërteta.”
Zëvendësi i Yermak, Andriy Sybiga deklaroi në eventin e organizuar në aeroport se ky i fundit ishte siti i parë madhor ukrainas që u mbyll pasi trupat e Rusisë pushtuan vendin në shkurt të 2022. (A2 Televizion)