Tragjedia në Indi, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut u marrin jetën 158 personave

Nga Xhevahir Qardaku
31 Korrik 2024, 12:57 | Bota

Bilanci i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në jug të Indisë, merr përmasa edhe më tragjike. Mbi 158 persona kanë humbur jetën në shtetin Kerala, me autoritetet që njoftojnë se 220 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën çatitë e shembura dhe rrënoja të shtëpive të shkatërruara për të mbijetuar. Rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe vërshimet e mëdha të ujit gjetën pa përgatitur banorët. Shirat e dendur vijojnë ende në jugun e Indisë, gjë e cila pengon operacionet e shpëtimit.

Tragjedia e këtyre ditëve është më e rëndë që prej vitit 2018, kur përmbytjet u morën jetën më shumë se 400 personave. Deri më tani raportohet për mbi 3 mijë njerëz të shpëtuar dhe të vendosur në 45 kampe të ndryshme.

Në këto operacione, India ka angazhuar ushtrinë, forcat speciale dhe ato ajrore bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të zjarrfikësve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos