
Numri i të vdekurve në Indonezi nga përmbytjet e fundit ka kaluar 900, por qindra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur.
Më shumë se 100 mijë shtëpi u shkatërruan kur një ciklon i rrallë dhe i fuqishëm u formua mbi Ngushticën e Malakës, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dheu në pjesë të vendit të Azisë Juglindore, shkruan A2 CNN.
Përpjekjet për të arritur njerëzit në zonat ende të izoluara janë duke vazhduar, ku ndihmat u hidhen nga ajri në disa vende.
Përmbytjet në Indonezi ishin një nga disa ngjarje ekstreme të motit që goditën Azinë në javët e fundit, me numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Sri Lanka, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam rreth 2 mijë. (A2 Televizion)