Tre vite nga pushtimi rus, BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Moskës

Nga Erjon Dervishi
24 Shkurt 2025, 14:55 | Bota

Rusia dëshiron një marrëveshje afatgjatë paqeje mbi Ukrainën të cilat trajton ato që ajo i konsideron si shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe jo një armëpushim të shpejtë të mbështetur nga SHBA, tha një diplomat i lartë rus për agjencinë e lajmeve RIA.

Në një intervistë në përvjetorin e tretë të kalimit të dhjetëra mijëra trupave ruse në Ukrainë me urdhër të Presidentit Vladimir Putin, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se Moska ishte pas një marrëveshjeje me Ukrainën që i qëndroi provës së kohës.

"Ne mund të njohim me besim të mjaftueshëm dëshirën e palës amerikane për të ecur drejt një armëpushimi të shpejtë", tha Ryabkov.

"Por, një armëpushim pa një zgjidhje afatgjatë është rruga drejt një rifillimi të shpejtë të luftimeve dhe një rifillimi i konfliktit me pasoja edhe më të rënda, duke përfshirë pasoja për marrëdhëniet ruso-amerikane. Ne nuk e duam këtë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje afatgjatë, e cila, nga ana tjetër, duhet të përfshijë domosdoshmërisht një element të kapërcimit të shkaqeve rrënjësore të asaj që ka ndodhur në dhe rreth Ukrainës", tha Ryabkov.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian miratoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shtyn për negociata mbi të ardhmen e Ukrainës.

“Ministrat e Jashtëm të BE sapo miratuan paketën e 16-të të sanksioneve kundër Rusisë”, tha në një deklaratë kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas. “Ajo godet gjithçka, nga anijet e flotës në hije te kontrollorët e lojërave të përdorura për të kontrolluar dronët. Tani kemi sanksionet më të gjera ndonjëherë, duke dobësuar përpjekjet luftarake të Rusisë”, shtoi ajo.

Paketa, e miratuar në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, synon importet e aluminit , anijet e flotës në hije dhe eksportet e kimikateve, kromit dhe materialeve të tjera të përdorura në veglat e makinave precize.

Sakaq, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”. Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022. Për të shënuar këtë ditë, Zelensky thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos