
Donald Trump deklaroi se Irani ka kryer një “shkelje serioze” të armëpushimit, por pavarësisht kësaj ai beson se një marrëveshje paqeje ende mund të arrihet.
Sipas reporterit të ABC News Jonathan Karl, i cili e publikoi deklaratën në platformën X, Trump i ka thënë atij se një marrëveshje paqeje “do të ndodhë”.
“Do të ndodhë. Në një mënyrë ose në një tjetër. Në mënyrën e mirë ose në mënyrën e vështirë. Do të ndodhë. Mund të më citoni,” është shprehur ai.
Deklarata e Trump sugjeron një qëndrim të fortë ndaj shkeljeve të armëpushimit, por njëkohësisht edhe bindjen e tij se përshkallëzimi mund të shmanget përmes një marrëveshjeje diplomatike, edhe pse ai nuk përjashton presionin apo masa më të ashpra nëse është e nevojshme.
(A2 Televizion)