Karton i kuq dhe dy penallti, Kosova mposhtet nga Irlanda dhe humb vendin e dytë

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 08:28 | Futboll

Karton i kuq dhe dy penallti, Kosova mposhtet nga Irlanda dhe humb vendin e

Kosovës ka humbur në transfertë ndaj Irlandës, në ndeshjen e fundit për Ligën B në Nations League.

“Dardanët” pësuan humbje 3-0, sfidë ku ishin me një lojtar më pak për shkak të karonit të kuq të Kreshnik Hajrizit. Ndër të tjera, me këtë disfatë nuk arrihet as play-off për promovimin e mundshëm në Ligën A.

Kosova e nisi mirë duke krijuar disa aksione, si dhe duke rrezikuar me Lindon Emërllahun, shkruan A2.

Megjithatë, Kreshnik Hajrizi e largoi topin me dorë nga vija e portës dhe si pasojë u përjashtua nga loja. Irlanda fitoi penallti, të cilën e konkretizoi Troy Parrott (28’).

Situatë e ngjashme ndodhi edhe te goli i dytë. Këtë herë, Aro Muric shkaktoi penallti ndërsa Parrott e finalizoi për 2-0 (50’).

Goditjen finale Kosovës ia dha Moylan me kokë(75’).

Humbja më e madhe e Kosovës nuk është play-offi, por padyshim vendi në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”, vend që faktikisht ia zë Irlanda.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos