Trump: Lufta mund të përfundojë brenda disa javësh, Putin: Evropa mund të marrë pjesë në paqe

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 21:36 | Bota

Trump: Lufta mund të përfundojë brenda disa javësh, Putin:

Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh dhe Vladimir Putin do të pranojë trupat paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Këtë e siguroi Donald Trump pas takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Trupat mund të shkojnë në Ukrainë si paqebërës, kështu që kur të arrihet marrëveshja, ata mund të shikojnë që gjithçka të ndiqet siç duhet. Nuk mendoj se do të jetë problem”, tha Trump.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se evropianët "mund të marrin pjesë" në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe pranimin e investimeve amerikane në shfrytëzimin e tokave të rralla në Donbass.

Macron u shpreh se shtetet evropiane “janë gati dhe kanë vullnet që t’i ofrojnë” Ukrainës garanci të sigurisë “që ndoshta do të mund të përfshinin trupa”. Nga ana e tij, presidenti francez theksoi se Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet e paqes.

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me presidentin francez, Trump theksoi se takimi me Macron ishte një hap përpara drejt paqes në Ukrainë.

"Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë luftuar së bashku në disa konflikte dhe së bashku do t'i japim fund luftës së përgjakshme në Ukrainë," tha presidenti amerikan.

Vizita e Macronit në Uashington u realizua në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës. Ai dhe Trumpi morën pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjerë të shtatë ekonomive më të industrializuara në botë (G7) për të diskutuar për luftën në Ukrainë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos