Trump paralajmëron Iranin: Do të ndalojnë pasurimin e uraniumit, do ua marrim “pluhurin” bërthamor

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 17:02 | Bota

Trump paralajmëron Iranin: Do të ndalojnë pasurimin e uraniumit,

Donald Trump ka deklaruar se Irani do të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe se SHBA-ja synon të marrë nën kontroll materialin bërthamor iranian, ndërsa vijojnë diskutimet për një marrëveshje të mundshme mes dy vendeve.

Në një intervistë për median amerikane WABC, Trump u shpreh i bindur se Teherani do të heqë dorë nga çdo përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore, pavarësisht vështirësive që kanë shoqëruar negociatat.

“100% ata do të ndalen”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se ka komunikuar personalisht me zyrtarë iranianë gjatë procesit të bisedimeve.

“Unë po merrem me ta”, tha Trump, ndërsa më tej përdori termin “pluhur bërthamor” për të përshkruar materialin e pasuruar.

“Dhe ata thanë se do ta marrim pluhurin. Unë e quaj pluhur bërthamor sepse është i përshtatshëm. Dhe ne do ta marrim”, u shpreh ai.

Trump theksoi gjithashtu se administrata amerikane nuk do të nxitojë drejt një marrëveshjeje, duke nënvizuar se ndaj Iranit vijojnë masat kufizuese dhe presioni diplomatik.

“Nuk do të nxitojmë asgjë, kemi një bllokadë”, deklaroi presidenti amerikan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos