Orë zjarri mes Ukrainës dhe Rusisë, pavarësisht përpjekjeve diplomatike për paqen . Kievi njoftoi se kishtë dëmtuar një urë strategjike që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, në atë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi si një “operacion të paprecedentë”, i cili ishte planifikuar prej disa javësh.
Imazhe të publikuara nga zyrtarët ukrainas treguan një segment të urës Kerch, të rrëzuar mbi ujë, duke I dhënë një goditje të fortë logjistike dhe simbolike Moskës.
Dëmet duket se janë më të rënda se në sulmet e mëparshme, ndërsa raportohet për shkatërrimin e një pjese të harkuar të strukturës. Zelensky deklaroi se sulmi i kryer gjatë natës ishte rezultat i një operacioni me shtatë faza, i realizuar nga ushtria dhe shërbimet e sigurisë ukrainase.
Luftëtarët tanë shkatërruan në mënyrë të njëpasnjëshme sistemet e mbrojtjes ajrore, radarët, pajisjet e luftës elektronike dhe objektiva të tjera të përcaktuara, duke hapur rrugën drejt objektivit përfundimtar. Për këtë operacion u përdorën Dovbush, Vendeta, Da Vinci, Sichen, MICH 2000, Ruta, Palianytsia, An-197, FP-1, FP-5 Flamingo dhe R-360 Neptun.
Kremlini reagoi se do ta rindërtojë urën, duke e bërë atë më të mirë se më parë. Nderkohe autoritetet ne Krimenë e pushtuar, flasin per dy viktima. Ura është një nyje strategjike për ushtrinë ruse, pasi shërben për transportin e trupave, karburantit dhe furnizimeve ushtarake drejt frontit. Dëmtimi i saj mund të krijojë vështirësi të mëdha logjistike për Moskën.
Ndërkohë edhe Rusia shënjestroi dy ura të rëndësishme në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi më herët se urat Veriore dhe Jugore, mbi lumin Dnjepër, u mbyllën pas sulmeve ruse gjatë natës duke shkaktua probleme ne qarkullim.
Dronët rusë goditën zona ta tjera rreth ukrainës, duke shkaktuar viktima e të plagosur. Goditjet vijne në një moment delikat për diplomacinë ndërkombëtare, në prag të takimeve të pritshme mes Vladimir Putinit, Donald Trumpit dhe Xi Jinpingut në Kinë.
Ndërsa përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës mbeten pa rezultat konkret, përshkallëzimi i sulmeve rrezikon të komplikojë më tej çdo mundësi për negociata dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje. (A2 Televizion)