
Jensen Huang ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në krye të gjigantit teknologjik Nvidia, në deklaratat e tij të para publike pas largimit të papritur nga drejtimi i kompanisë. Megjithatë, bordi drejtues nuk po e shqyrton aktualisht mundësinë e rikthimit të tij.
Në një intervistë për emisionin X, Huang pranoi se kishte bërë gabime serioze në jetën personale dhe se veprimet e tij i kishin krijuar probleme bordit të kompanisë.
“Kam bërë gabime serioze në jetën time personale. I krijova probleme Bordit për të cilat pendohem thellësisht. I pranoj plotësisht gabimet e mia”, deklaroi ai.
Huang tha se pas largimit kishte marrë një numër të madh telefonatash nga punonjës, investitorë dhe persona të tjerë, të cilët i kishin kërkuar të rikthehej në drejtimin e kompanisë.
Megjithatë, sipas raportimeve të BBC-së, bordi i Nvidia-s nuk po shqyrton një mundësi të tillë, ndërsa ka nisur një hetim të brendshëm për sjelljen e tij, përfshirë një lidhje të dyshuar jashtëmartesore me një drejtues të kompanisë.
Situata është bërë edhe më e ndërlikuar pas raportimeve për lidhjet e tij të dyshuara me një grua që pretendohet se ka qenë aset i Pekinit. Këto pretendime pritet të tërheqin vëmendjen e komisioneve të ndryshme të ligjvënësve amerikanë në javët në vijim.
Pavarësisht situatës, Huang la të hapur mundësinë e rikthimit, duke theksuar se do të ishte i nderuar të merrte sërish drejtimin e Nvidia-s, nëse bordi do ta konsideronte këtë në interesin më të mirë të kompanisë, punonjësve dhe aksionarëve. (A2 Televizion)