Konstituohet Kuvendi i ri serb, Vuçiç sulmon listën studentore: Terror institucional

Nga Rosalba Bejdo
17 Nëntor 2026, 18:27 | Rajoni & Bota

Përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi u betuan të martën si deputetë të Kuvendit, pak më shumë se katër javë pasi i dhanë fund 14 viteve të sundimit të Aleksandar Vuçiç.

Kandidatët e Listës Studentore morën zyrtarisht vendet e tyre në seancën e parë të Parlamentit, duke shënuar kështu hapin e parë të forcës politike të mbështetur nga të rinjtë drejt formimit të qeverisë së re të Serbisë.

Lëvizja fitoi 140 vende në Parlamentin me 250 deputetë, ndërsa Partia Progresive Serbe e drejtuar nga Vuçiç, ka siguruar 103 mandate.  Pas betimit nisi debati për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, i cili do të jetë edhe ushtrues i detyrës së presidentit.

Kandidatë janë Aleksandar Çupiç nga Lista Studentore dhe Stojan Radenoviç nga grupi “Serbia fiton” i Aleksandar Vuçiqit.

Gjatë një fjalimi të gjatë prej më shumë se 1 orë e gjysmë, Vucic kritikoi ashpër Listën Studentore duke e akuzuar për  “terror institucional , dhe kercenime e sulme ndaj anëtarëve të SNS.

Qindra qytetarë u mblodhën para godinës së Parlamentit në kryeqytetin Beograd, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj deputetëve të dalë nga lëvizja studentore. Ndërkohë, kandidatët e SNS-së u pritën me reagime negative nga turma. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos