Trump transformon Zyrën Ovale. Shumë ar, piktura dhe harta gjigande e “Gjirit të Amerikës”

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 19:08 | Bota

Trump transformon Zyrën Ovale. Shumë ar, piktura dhe harta gjigande e

Mes shumë ndryshimeve që Donald Trump  ka bërë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe një "arkitektonik".

“Padroni” i ri i Shtëpisë së Bardhë ka modifikuar rrënjësisht orenditë e Zyrës Ovale. Siç shihet edhe në këtë video, manjati Republikan ka shtuar numrin e stolive dhe orendive në dhomë.

Pikturat janë trefishuar që nga administrata e mëparshme (tani janë pothuajse 20), dhe në të gjithë dhomën ka shumë kujtime, fotografi, flamuj dhe koleksione.

Tema kromatike më e pranishme, në stilin e plotë 'Trump-ian', ndërsa floriri është i pranishëm kudo. Sipas mediave amerikane, edhe telekomanda e televizorit është e mbështjellë me ar.

Por në mënyrë të veçantë bien në sy disa objekte: në të majtë të tavolinës ka një hartë të madhe të 'Gjirit të Amerikës', emri i ri që Trump dëshiron t'i vendosë Gjirit të Meksikës, ndërsa në qendër të një tavoline pas karriges së Trump ka një kopje të trofeut të ndeshjes së Kupës së Botës, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara në vitin 2026.

Në një tavolinë tjetër, në vend të kësaj, është trofeu i Kupës së Botës për Klube, event i planifikuar gjithashtu për t’u zhvilluar këtë verë në SHBA.

Por presidenti amerikan duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Siç raportohet nga CNN, Trump synon të transformojë Kopshtin e famshëm të Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë duke zëvendësuar lëndinën me një zonë të shtruar në stil oborri, për ta bërë rezidencën presidenciale gjithnjë e më shumë të ngjashme me Mar-a-Lago-n e tij të dashur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos