Trump vendos JD Vance si udhëheqës të ekipit negociator amerikan

Nga A2 CNN
8 Prill 2026, 20:06 | Bota

Trump vendos JD Vance si udhëheqës të ekipit negociator amerikan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po dërgon ekipin e tij të negociatave për Iranin, i udhëhequr nga Zëvendës-Presidenti JD Vance, në Pakistan, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, të mërkurën, duke shtuar se raundi i parë i bisedimeve do të zhvillohet të shtunën.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, ishin gjithashtu pjesë e ekipit, tha Leavitt për gazetarët. Leavitt theksoi se Vance ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe kyç për çështjen e Iranit që nga fillimi, dhe shtoi se kanë pasur biseda midis niveleve të larta të qeverisë amerikane dhe Kinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos