Trump “ysht” vendet e tjera “ta marrin” Hormuzin

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 14:11 | Bota

Trump “ysht” vendet e tjera “ta marrin” Hormuzin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare pas një deklarate të fundit lidhur me krizën energjetike dhe tensionet me Iranin.

Në një mesazh publik, Trump u bëri thirrje vendeve që nuk mbështetën sulmet e koordinuara amerikane kundër Iranit, por që tani përballen me mungesë karburanti për avionë, të blejnë naftë nga SHBA ose të veprojnë vetë për të siguruar furnizime. Ai sugjeroi që këto vende të shkojnë në Gjirin e Hormuzit dhe “thjesht ta marrin” naftën.

Deklarata vjen në një moment kur ngushtica strategjike e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, është përfshirë nga tensionet ushtarake, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe mungesa në tregjet ndërkombëtare.

Trump kritikoi veçanërisht aleatët që nuk iu bashkuan operacioneve ushtarake të SHBA-së, duke sugjeruar se ata duhet të tregojnë “më shumë guxim” dhe të sigurojnë vetë interesat e tyre energjetike.

Këto komente pritet të rrisin më tej tensionet mes SHBA-së dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe me ndikim të madh në tregjet globale të naftës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos