Trupi i Papa Françeskut vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhe

Nga A2 CNN
23 Prill 2025, 09:53 | Bota

Trupi i Papa Françeskut , i cili vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare, u transferua mëngjesin e sotëm nga Casa Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit për besimtarët për të bërë homazhe.

Trupi i Papës, i mbajtur nga sediari dhe i shoqëruar nga kortezhi solemn, hyri në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku u prit me një duartrokitje të gjatë dhe prekëse nga besimtarët.

Ndërkohë, kambanat që bien në sheshin e Shën Pjetrit dhe antifoni i Psalmit 22, i kënduar në latinisht, shoqërojnë procesionin.

Tre ditë lutje, me orë të jashtëzakonshme hapjeje, për të lejuar të gjithë ata që dëshirojnë t'i bëjnë nderimet e fundit Atit të Shenjtë.

Varrimi do të bëhet të shtunën në mëngjes në orën 10:00 , në prani të të mëdhenjve të Tokës: nga Trump te Zelensky, nga von der Leyen te Starmer. Në kapelën e Casa Santa Marta të martën, trupi i Papës u vizitua nga kardinalë, punonjës të Vatikanit dhe personalitete si Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndërsa qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare nga e marta deri të shtunën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos