Arrestohet 41-vjeçari në Marikaj, kapet me armë zjarri dhe jelek antiplumb

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 09:10 | Kronikë

Arrestohet 41-vjeçari në Marikaj, kapet me armë zjarri dhe

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin Elton Andreica (Muça), 41 vjeç, banues në Vorë.

41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.

Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.

Arrestohet 41-vjeçari në Marikaj, kapet me armë zjarri dhe

Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos