Amerika zbut tonet? Zbulohet letra e JD Vance për Iranin

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 08:50 | Bota

Amerika zbut tonet? Zbulohet letra e JD Vance për Iranin

Nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar publik nga Teherani lidhur me një letër që thuhet se është dërguar nga zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.

Megjithatë, burime në Iran konfirmojnë për “Al Jazeera” se letra është dërguar dhe se zyrtarët iranianë po e shqyrtojnë atë. Ende nuk dihet se kur do të japin një përgjigje.

Palët iraniane bëjnë të ditur se toni i kësaj letre është shumë më i respektueshëm në krahasim me letrat e mëparshme që kanë marrë nga administrata amerikane. Teherani e konsideron këtë një shenjë pozitive.

Sipas burimeve iraniane, letra nuk përmban një propozim për paqe, por një kornizë të propozuar për rinegocimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Megjithatë, theksojnë ata, që Irani të rikthehet në tryezën e negociatave, duhet që fillimisht të plotësohen disa kushte thelbësore të vendosura nga Teherani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos