Do të vazhdoj të jem avokat i Veliajt, Ndreca: Sapo të kemi vendimin e transferimit, do ta ankimojmë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 11:53 | Politikë

Do të vazhdoj të jem avokat i Veliajt, Ndreca: Sapo të kemi

Do të vazhdoj të jem avokat i Veliajt. Kështu deklaroi Plarent Ndreca kur u pyet nga gazetarët se ministri i drejtësisë i kërkoi Veliajt që të hiqte dorë prej tij. Pas seancës ndaj kryebashkiakut Veliaj, e cila u shty për në 17 nëntor, në një deklaratë për mediat Ndreca tha se së bashku me një grup avokatësh të huaj po vlerësojnë situatën nëse përbën vepër penale.

“Unë kam marrë dijeni dje në momentin që Veliaj më ka dhënë letrën e cila më pas u bë publike, më ka informuar dhe më ka dhënë shënimet që ka mbajtur pas takimit me zotin Gogu. Është dhe një grup i huaj avokatësh për të vlerësuar situatën nëse përbënë vepër penale”.

Ai tha se ende nuk ka bërë ankim për transferimin e Veliajt pasi nuk ka ende në dorë vendimin e transferimit që ia mundëson një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi bërë ankim na është hequr mundësia për ankim për shkak të mos dhënies së vendimit. Vendimi nuk mund të jetë sekret. Vendimin do të duhet të na e japë në çdo rast se është mjeti që shkojmë në gjykatë. Ky mjet na është fshehur për të mos na i dhënë. Për rrjedhojë jemi në pamundësi të bëjmë ankim. Me të marrë vendimin do të bëjmë ankimin. Rezultoi që drejtoria e burgjeve në momentin që ka marrë vendim nuk e ka njoftuar gjykatën për ta njoftuar kur lëvizet një i paraburgosur kur gjykohet në Tiranë. Ne si grup ligjor po e gjykojmë nëse ka vepër penale. Unë akoma nuk jam takuar me zotin Veliaj për shkak të seancës do ta takoj sot. Pas takimit me Veliajn do ta bëj vlerësimin juridik për këtë çështje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos