Turqia reagon ashpër pas sulmit në Katar: Izraeli e ka përvetësuar terrorizmin si politikë shtetërore

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 19:34 | Bota

Turqia reagon ashpër pas sulmit në Katar: Izraeli e ka

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se dënon sulmin e Izraelit në Doha, duke shtuar se kjo tregon se Izraeli kishte adoptuar "politika ekspansioniste në rajon dhe terrorizmin" si politika shtetërore.

"Synimi i delegacionit negociues të Hamasit ndërsa bisedimet për armëpushim vazhdojnë tregon se Izraeli nuk synon të arrijë paqen, por përkundrazi të vazhdojë luftën", tha Ministria në një deklaratë.

“Kjo situatë është provë e qartë se Izraeli ka përqafuar politikën e tij ekspansioniste në rajon dhe terrorizmin si një politikë shtetërore”, thuhen më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Kujtojmë se ditën e sotme Izraeli kreu një sulm në kryeqytetin Doha të Katarit, ku synoi goditjen e disa krerëve të lartë të Hamasit.

Nga sulmet krerët e Hamasit arritën të mbijetonin, por viktimë mbeti djali i njërit prej udhëheqësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos