Kryeministri britanik dënon sulmin izraelit në Doha të Katarit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 19:11 | Bota

Kryeministri britanik dënon sulmin izraelit në Doha të Katarit

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka dënuar sulmin e Izraelit në Doha të Katarit ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, ai thotë se sulmi shkel sovranitetin e Katarit dhe rrezikon përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

Një zëdhënës tha se nuk kishte dijeni paraprake për sulmin në fjalë, shkruan A2 CNN.

Ata thanë se takimi i tij me presidentin izraelit do të zhvillohet nesër, ku ai do të ngrejë çështjen e "situatës së patolerueshme" në Gaza.

"Ne kemi qenë të qartë se Izraeli duhet të ndërmarrë veprime për t'i dhënë fund skenave të tmerrshme", përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos