
Rusia shënoi të dielën sulmin e tretë me raketa balistike në Kiev këtë muaj, të cilat me shumë gjasa janë të prodhuara nga Koreja e Veriut.
Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës tha se kishte shkatërruar 8 dronë sulmues rusë dhe 5 nga 8 raketat e lëshuara gjatë natës në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin.
Forcat ruse po përparojnë drejt një qendre kryesore ushtarake në Ukrainën lindore, ndërsa Kievi vazhdon sulmet e tij në rajonin Kursk të Rusisë, ku sipas Presidentit Zelensky ukrainasit po përforcojnë pozicionet e tyre. Si pjesë e përpjekjeve për të gjymtuar aftësitë logjistike të Moskës, forcat ukrainase thanë se hodhën në erë një urë tjetër me “sulme preçize ajrore”.
Kievi pretendon se ka marrë nën kontroll 1000 kilometra katrorë të territorit rus. Nga ana tjetër, forcat ruse u afruan më pranë qytetit të Pokrovsk, në rajonin e Donetskut, i cili shërben si një qendër kryesore për ushtrinë ukrainase.
Kjo për shkak të aksesit të lehtë në qytetin Kostian-tinivka, një qendër tjetër ushtarake për rifurnizimin e frontit të parë dhe për të evakuuar viktimat. Rusia ka përdorur dhjetra raketa dhe qindra bomba ajrore gjatë javës.
“Për një terror të tillë, okupatori duhet të mbahet përgjegjës përpara gjykatave dhe historisë. Ata tashmë po përballen me forcën e luftëtarëve tanë”, tha Zelensky. (A2 Televizion)