Uragani Erin godet Bregun Lindor, evakuime në Karolinën e Veriut

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 07:31 | Bota

Uragani Erin godet Bregun Lindor, evakuime në Karolinën e Veriut

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara bëjnë me dije se po monitorojnë rrugën e Uraganit Erin, i cili po forcohet dhe tashmë ka shkaktuar urdhra evakuimi në pjesë të Outer Banks, rripit të gjatë të ishujve që ndan bregdetin e Karolinës së Veriut nga Oqeani Atlantik.

Një zyrtar presidencial amerikan i tha CNN se administrata Trump do të shqyrtojë "të gjitha kërkesat për ndihmë federale".

Erin është aktualisht një uragan i Kategorisë 2, por erërat kanë rifilluar të shtohen në orët e fundit, duke u rritur nga 103 në rreth 110 milje në orë.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Karolinën e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos