Nëse territori gjerman preket nga një sulm rus, Bundeswari gjerman e ka punën pisk. Zyrtarët pranë Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, besojnë se, në rast të një sulmi në territorin gjerman ose të NATO-s, Bundeswehr pret një numër të madh ushtarësh të vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
"Në misionet e mëparshme ndërkombëtare, kishte një numër të kufizuar ushtarësh që kishin nevojë për kujdes", tha Peter Zimmermann, Komisioneri i Ministrisë së Mbrojtjes për Çrregullimin e Stresit Posttraumatik (PTSD), për mediat gjermane. "Megjithatë, në një skenar mbrojtjeje kombëtare dhe të aleancës, kjo ndonjëherë mund të jetë deri në 50 në ditë", shtoi ai.
Më tej ai shton se "Duhet të përgatitemi për pyetjen se si të merremi me një numër kaq të madh njerëzish me probleme mendore", tha ish-drejtuesi i Qendrës së Psiko-Traumës. "Nuk kemi pasur asnjë përvojë personale me një skenar të tillë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore. Por ka studime ndërkombëtare për skenarë të ngjashëm. Dhe ato thonë se përveç të plagosurve fizikisht, ka midis pesë dhe 50 përqind të plagosur mendërisht”, shtoi ai.
NATO mendon se 400 të plagosur në ditë mund të jetë bilanci i një lufte, varësisht nga madhësia e trupave. "Dhe pastaj duhet të prisni që 100, ndoshta edhe 200 të plagosur mendërisht t'i shtohen kësaj. Edhe përvoja në Ukrainë e tregon këtë. Sidoqoftë, duhet të jeni të përgatitur për numra më të mëdhenj", theksoi Zimmermann, shkruan A2 CNN.
Prej kohësh Aleanca e Atlantikut të Veriut është duke zhvilluar stërvitje në krahun lindor të saj, veçanërisht në Poloni si pjesë e një plani frenimi në rast të një agresioni rus. (A2 Televizion)