Valencia e kthyer në “varrezë” makinash pas përmbytjeve dramatike

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 18:11 | Bota

Fotografitë dramatike të publikuara në rrjetet sociale zbulojnë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet fatale që goditën Valencian në fund të muajit të kaluar, duke shkaktuar mbi 200 të vdekur. Gati 100 persona janë ende të zhdukur pas përmbytjeve të 28 tetorit.

Në një qytet të vogël pranë Valencias, Chiva, ra më shumë shi në 8 orë se sa kishte rënë gjatë 20 muajve të kaluar. Përmbytjet shkatërruan infrastrukturën dhe morën me vete mijëra makina. Fotografitë, të marra në një depo të vjetër jashtë qytetit të Paiporta, tregojnë radhë automjetesh të mbuluara me baltë dhe të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

Kompania e Sigurimeve të Spanjës ka marrë 44,000 kërkesa për dëmshpërblime për makinat, dhe numri pritet të rritet.

Në Valencia, mbi 130,000 njerëz protestuan kundër autoriteteve, duke akuzuar për vonesa në dërgimin e paralajmërimeve dhe menaxhim të dobët të katastrofës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos