VIDEO| Tibeti nën rrënoja, pamje të rënda pas tërmetit të fuqishëm

Nga A2 CNN
7 Janar 2025, 09:55 | Bota

VIDEO

Një tërmet shkatërrues ka tronditur rajonet malore të Tibetit. Mediat kineze raportojnë qindra të vdekur e të plagosur.

Tërmeti kishte një magnitudë 7.1 rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa epiqendër ishte një qyteti i shenjtë. Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Nepalin fqinj dhe disa zona të Indisë. Tërmetet janë të shpeshtë në atë rajon, që shtrihet në kufijtë e pllakave të mëdha tektonike. Pamjet e publikuara tregojnë shtëpi të shkatërruara dhe ndërtesa të shembura, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë mes rrënojave për të gjetur të mbijetuar.

Temperatura shumë të ulëta nga minus 8 deri në minus 18 gradë celsius po vështirësojnë punën e tyre. Ka mungesë të theksuar të furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos