Të paktën 12.000 dollarë mallra u vodhën nga një dyqan Nike brenda një qendre tregtare në Los Anxhelos. Mediat amerikane raportojnë për 17 të dyshuar; katër gra dhe 13 burra të moshës nga 15 deri në 20 vjeç.
Grupi i hajdutëve hynë të dielën e kaluar rreth orës 17:50 me orën lokale në dyqanin në rrugën Alameda Jugore, në lagjen e Portës Jugore, por lajmi u bë i ditur vetëm ditët e fundit kur u publikuan videot nga kamerat e sigurisë.
Të rinjtë i kishin mbuluar fytyrat me maska anti-Covid. Ata kanë marrë rroba dhe kuti këpucësh, i kanë vendosur në thasë plehrash blu dhe janë larguar nga dyqani. Në këtë moment, nuk është bërë asnjë arrestim.
Los Anxhelos dhe Nju-Jorku, janë qytetet amerikane që ka parë rritjen më të madhe të vjedhjeve në dyqane në katër vitet e fundit. (A2 Televizion)