"Viti 2025 do sjellë paqen me Rusinë", Zelenskyy optimist për marrëveshjen, Moska fillon ofensivën në Kursk

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2024, 19:35 | Bota

Viti 2025 do të jetë viti në të cilën Rusia dhe Ukraina do të arrijnë paqen. Kështu ka deklaruar presidenti i ukrainas Volodymyr Zelensky në një lidhje video me delegatë nga 10 vende evropiane në takimin e Forcave të Përbashkëta Europiane në Talin, Estoni, duke deklaruar se lufta mund të përfundojë vitin e ardhshëm. 

“Viti i ardhshëm mund të jetë viti i përfundimit të kësaj lufte dhe ne duhet të sigurohemi që të jetë kështu”, tha Zelensky. “Ne duhet të arrijmë në një paqe që Putini nuk mund ta thyejë më, një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”. 

Forca e Përbashkët Europiane është një koalicion prej 10 vendesh të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, duke përfshirë Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë, të lidhur në çështjet e mbrojtjes operacionale në Evropën Veriore.

Sipas një deklarate të përbashkët, këto vende u zotuan të japin më shumë se 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën vitin e ardhshëm. “Paqja gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme kërkon tërheqjen totale dhe të pakushtëzuar të të gjitha forcave dhe aseteve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, tha koalicioni në një deklaratë.

Ndërkohë, sipas Ukrainës, Rusia ka nisur një kundërofensivë "intensive" në rajonin kufitar rus të Kurskut.

“Njësitë e ushtrisë së Koresë së Veriut” u përfshinë në ofensivë, tha të martën komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyj. "Për të tretën ditë armiku po kryen sulme intensive në rajonin e Kurskut," u tha Oleksandr Syrskyi zyrtarëve qeveritarë dhe rajonalë në një fjalim në internet. Ai shtoi se Rusia po përdorte "në mënyrë aktive" trupat e Koresë së Veriut të cilat po pësonin humbje të konsiderueshme.

Të hënën, inteligjenca ukrainase raportoi se të paktën 30 ushtarë të Koresë së Veriut që luftonin në anën ruse u vranë ose u plagosën në luftimet në Kursk gjatë fundjavës. Sipas SHBA-së dhe Koresë së Jugut, rreth 10,000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë të stacionuar në Rusi.

Dy vjet e gjysmë pas fillimit të luftës ruse të agresionit në Ukrainë, ushtria ukrainase pushtoi papritur rajonin kufitar rus të Kursk në fillim të gushtit, por që atëherë i është dashur të heqë dorë nga një pjesë e madhe e zonës së pushtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos