Derbi i Stambollit, tension dhe kartona të kuq pas përfundimit të sfidës

Nga Dea Kozma
27 Tetor 2026, 11:34 | Futboll

Derbi i Stambollit përfundoi me spektakël në fushë, por edhe me skena kaosi pas vërshëllimës përfundimtare. Fitorja 2-1 e Galatasarayt ndaj Fenerbahçes u shoqërua me përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku situata doli jashtë kontrollit.

Sherri nisi mes Roland Sallait dhe Kerem Akturkoglu, përpara se të përfshiheshin edhe lojtarë të tjerë. Përplasjet u përshkallëzuan, duke detyruar forcat e sigurisë të ndërhynin për të ndarë futbollistët. Lojtarët u përfshinë ndërsa nuk munguan dhe kartonët e kuq për futbollistet e përfshirë.

Kështu, një derbi i vendosur nga dopieta e Victor Osimhen përfundoi mes tensioneve dhe polemikave, duke lënë në hije festën e Galatasarayt për fitoren e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos