Wes Streeting largohet nga qeveria britanike: Kam humbur besimin te Starmer

Nga A2 CNN
14 Maj 2026, 16:15 | Bota

Wes Streeting largohet nga qeveria britanike: Kam humbur besimin te Starmer

Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e kryeministrit Keir Starmer, duke deklaruar se ka “humbur besimin” te lidershipi i tij.

Në letrën e dorëheqjes, Streeting tha se do të ishte “e pandershme dhe pa parime” të vazhdonte të qëndronte në qeveri, ndërsa kritikoi drejtimin politik të Starmer pas humbjeve të rënda të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Angli, Skoci dhe Uells, shkruan A2CNN. 

Dorëheqja e tij vjen mes spekulimeve se ai mund të sfidojë Starmer për drejtimin e Partisë Laburiste, megjithëse ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën. Për të nisur një garë për lidershipin, Streeting duhet të sigurojë mbështetjen e të paktën 81 deputetëve laburistë.

Në deklaratën e tij, Streeting paralajmëroi se votuesit progresistë po “humbin besimin” te Laburistët dhe se qeveria po vuan nga mungesa e vizionit dhe drejtimit politik.

“Kur vendi ka nevojë për vizion, ne kemi një boshllëk. Kur ka nevojë për drejtim, kemi vetëm paqartësi,” shkroi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos