Delegacioni rus ka mbërritur i pari në Alaskë, vendi ku do të zhvillohet takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u pa hyjë në hotel. Lavrov është një nga anëtarët e delegacionit rus që merr pjesë në takimin e ardhshëm. Më pas ai që ka zbritur në Alaska është Ministri i Financave të Rusisë. Kjo pasi pjesë e diskutimeve përveç Ukrainës do të jenë edhe çështjet ekonomike mes dy vendeve, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë bëhet e ditur se Presidenti rus Vladimir Putin u ndal në qytetin portual të Magadanit në Lindjen e Largët përpara takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaskë. Ministri i Jashtëm rus, ka deklaruar para mediave në Alaksa se Moska nuk i ka ndryshuar qëllimet e sajë për Ukrainën. Lavrov përmendi të dërguarin special të SHBA-së, Steven Witkoff, i cili sipas tij është në dijeni të çdo gjëje
"Ne kurrë nuk parashikojmë paraprakisht. Ne e dimë që kemi argumente dhe kemi një qëndrim të qartë. Do ta shpjegojmë atë.
Shumë është bërë tashmë gjatë vizitave të (të Dërguarit Special të Presidentit të SHBA-së) Steven Witkoff. Presidenti (Vladimir Putin i Rusisë) foli për këtë. Witkoff foli në emër të Presidentit Trump. Shpresoj që do ta vazhdojmë këtë bisedë shumë të dobishme nesër." (A2 Televizion)