Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se dëshiron të shohë një "përgjigje të fortë" nga SHBA-të nëse Vladimir Putin nuk pranon një takim.
Sipas mediave të huaja, në komentet e tij për gazetarët dje, ai tha: "Nëse rusët nuk janë të përgatitur për këtë, ne po kërkojmë tarifa".
"Ne po kërkojmë sanksione dhe masa shtesë tarifore nga SHBA-të, pasi ato do të kenë vërtet një ndikim", tha mes të tjerash Zelensky.
"Shpresojmë që Amerika do të ndërmarrë hapa përpara", vijoi ai më tej, shkruan A2 CNN.
Lidhur me vendin e takimit mes liderëve, ai tha se ishte “mirë” me Zvicrën ose Austrinë, por nuk përjashtoi as Turqinë.
"Një takim në Moskë është jashtë çdo diskutimi," tha Zelensky, përcjell A2 CNN.
Sa i përket Budapestit, Zelenskyy tha se ishte “e ndërlikuar” sepse sipas tij ekziston “unitet i gjerë në të gjithë Evropën në mbështetjen e Ukrainës gjatë kësaj lufte, por, për të qenë i sinqertë, Budapesti nuk ka qenë dakord”.
"I kërkova Presidentit Trump të sigurohej që Budapesti të mos na bllokojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Presidenti Trump premtoi se ekipi i tij do të punonte për këtë", shtoi ai. (A2 Televizion)