Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka vizituar Finlandën, ku është takuar me liderët atje për bisedime mbi ndihmën ushtarake.
Sipas mediave të huaja, në një postim në Telegram, ai tha se diskutimet janë përqendruar në "mbështetjen e mbrojtjes, investimet në prodhimin e armëve në Ukrainë dhe integrimin evropian të Ukrainës".
"Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve dhe gjithçka që ka të bëjë me sigurinë e Evropës duhet të vendoset së bashku me Evropën," shtoi ai, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, ku ranë dakord për disa çështje, mes të cilave edhe ndalja e sulmeve mbi infrastrukturën energjitike të Ukrainës.
Bisedimet do të vijojnë të dielën në Arabinë Saudite, teksa palët ende nuk kanë rënë dakord për një armëpushim 30 ditor, që ishte pjesë e planit të SHBA-ve. (A2 Televizion)