Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin është duke luajtur një lojë, Trump s’po e kupton

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 10:10 | Bota

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin është duke luajtur një

Ministri gjerman i Mbrojtjes thotë se marrëveshja e Presidentit rus Vladimir Putin për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës nuk llogaritet për "asgjë".

Sipas mediave të huaja, në një telefonatë me Trump të martën, Putin tha se Rusia do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë, por refuzoi një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm me Ukrainën.

"Sulmet ndaj infrastrukturës civile në natën e parë pas kësaj telefonate të supozuar të rëndësishme dhe të madhe nuk janë zbutur," i tha Boris Pistorius transmetuesit gjerman ZDF, shkruan A2 CNN.

“Putini po luan një lojë këtu dhe jam i sigurt se presidenti amerikan nuk do të jetë në gjendje të ulet dhe ta shohë këtë”, shtoi ai.

Kujtojmë se sot SHBA njoftoi se bisedimet e paqes për Ukrainën do të vijojnë në Arabinë Saudite ditën e diel, teksa ende nuk dihen detaje shtesë mbi këto diskutime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos