Zgjedhjet në kohë të vështira, konfirmohet kryeministrja në Japoni, presidenti i ri në Portugali

Nga Xhevahir Qardaku
9 Shkurt 2026, 16:03 | Bota

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, mori një fitore bindëse në zgjedhjet e së dielës me partinë e saj Liberal Demokratike. Në fjalimin e parë, theksoi se qeveria e re do të fokusohet në sigurinë kombëtare. “Populli na dha një mandat të fuqishëm për të shtyrë përpara politikat tona”, u shpreh Takaichi duke njoftuar rritje të shpenzimeve në mbrojtje, ndërsa raportet me Kinën janë tepër të acaruara.

Forca e saj politike mori 352 nga 465 ulëse të parlamentit të ri, shkruan A2. Për këtë arsye sinjalizoi se mund të bëjë ndryshime kushtetuese.

Zgjedhje të rëndësishme, por në kohë të vështira, mbajti edhe Portugalia. Socialisti i moderuar, Antonio Jose Seguro, mori një fitore bindëse dhe një mandat 5-vjeçar si president i ri i vendit. Ai mposhti kandidatin e së djathtës ekstreme, të portretizuar si anti-establishment, Andre Ventura.

“E pranoj me përulësi, emocion të madh dhe besim pozitën e caktuar nga populli portugez”, u tha Seguro qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos