“Kjo është ulja e parë e çmimeve në këto 35 vite”, Çoçoli: Përmirësim i madh për qytetarët

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2026, 20:55 | Politikë

Gazetari Fatos Çoçoli ka komentuar vendimin e qeverisë për uljen e TVSH-së për produktet e shportës, duke e cilësuar si një ndërhyrje të rëndësishme në lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çoçoli u shpreh se ulja më shumë se trefish e taksës së konsumit për disa produkte ushqimore përbën një vendim të paprecedentë në 35 vitet e fundit.

Sipas tij, kjo masë mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë familjare, pasi bëhet fjalë për produkte që konsumohen çdo ditë dhe që zënë një peshë të rëndësishme në shpenzimet e qytetarëve.

 “Një lloj leximi e shoh te ulja më shumë se tre herë e një takse konsumi. Nuk është guxuar në 35 vite buxhet që të ndërhyhet në këtë mënyrë. E shoh aty një lloj reflektimi për protestës. TVSH-ja e ulur më shumë se tre herë është për disa artikuj që konsumohen përditë. Në rast se shikojmë nivelin e konsumit të vendit tonë, që është në nivelet e 12 miliardë eurove, mund t’ju them me plot bindjen se efekti që ka konsumi i ushqimeve me një tatim/takse konsumi të ulur më shumë se tre herë, është shumë më i lartë se sa efekti i marrë së bashku i 10 mijë artikujve të tjerë, që s’janë të përdorimit të përditshëm. Ulja është e ndjeshme dhe është e para herë në 35 vite”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos