Rreth 50 persona u vranë ose u plagosën nga një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin lindor të Irakut, Qut.
Mediat shtetërore irakiane, duke cituar guvernatorin e provincës Wasit raportuan të mërkurën për ngjarjen.
“Numri i të vdekurve është rreth 50 persona, të vdekur dhe të plagosur, në zjarrin tragjik që shpërtheu në një qendër tregtare të mërkurën vonë në mbrëmje”, tha guvernatori Mohammed al-Miyahi për agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve INA.
Nearly 50 people were killed in a shopping mall fire in Iraq’s southern city of Kut on Thursday - Statement pic.twitter.com/B2jFvraGpU
— The New Region (@thenewregion) July 17, 2025
Ndërkohë, videot në mediat sociale tregojnë flakët që shkatërrojnë ndërtesën pesëkatëshe në Qut.
Guvernatori i provincës Wasit, Mohammed al-Mayahi, tha se zjarri shpërtheu në një supermarket dhe restorant, ku familjet ishin mbledhur për të ngrënë dhe për të bërë pazar. (A2 Televizion)