Një zjarr i rëndë shpërtheu në shtëpinë e të moshuarve Vincentium në Mynih, duke shkaktuar plagosjen e të paktën shtatë personave, por fatmirësisht pa viktima. Mediat lokale raportojnë se një pjesë e çatisë së ndërtesës u shemb si pasojë e flakëve, ndërsa 60 banorë u detyruan të evakuoheshin.
Më shumë se 100 zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap shpejt për shkak të materialeve prej druri në një pjesë të objektit. Autoritetet shprehën shqetësimin se struktura mund të shembet tërësisht, duke vënë në rrezik ekipet e emergjencës.
Sipas burimeve, zjarri përfshiu zonën ku ishin vendosur banorët e shtëpisë së të moshuarve, çka e bëri situatën edhe më alarmante. Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve dhe evakuimi i menjëhershëm ndihmuan në shmangien e një tragjedie më të madhe. Hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar. (A2 Televizion)