Koreja e Veriut ka mbajtur një panair mode. Këtë e raportoi televizioni publik duke transmetuar dhe pamje të eventit të zhvilluar në Penian. Aty mund të shihen vizitorët, kryesisht të rinj, që magjepsen nga veshjet dimërore.
Pashë panairin dhe më pëlqeu një xhaketë lëkure për gra. Kishte më shumë stil se vitin e kaluar”, tha Ryom Song, shtetase e Koresë së Veriut.
Media publike KCNA theksoi se më shumë se 37 mijë veshje për gra, burra dhe fëmijë nga 200 prodhues të ndryshëm janë ekspozuar.
“Unë besoj se do të ishte me kuptim të madh të krijohej dhe zhvillohej në mënyrë aktive një kulturë unike dhe e rafinuar e veshjeve që shkon së bashku me dinjitetin e një qytetërimi socialist”, tha Yun Hong Kil, tha sekretar për Industrinë e Modës.
“Këtë herë, ne ekspozuam një shumëllojshmëri veshjesh, duke përfshirë veshje të sipërme dhe veshje të trasha që do të përputhen me preferencat e njerëzve. Në veçanti, ne prezantuam veshje që janë të përshtatshme për gratë e reja, si dhe për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar, me stile dhe ngjyrat që të gjithë do t'i pëlqenin. Shumë njerëz i pëlqyen”, u shpreh Hëang Mi Rae, prodhuese veshjesh.
Gjatë panairit do të zhvillohet edhe kursi i trajnimit për zyrtarë, teknikë dhe ekspertë në fushën e prodhimit të veshjeve, sqaron KCNA. (A2 Televizion)