Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Adem Jashari dhe gjithë familja e tij ranë në altarin e lirisë duke u shndërruar në gardian të përhershëm të Kosovës.
Ajo theksoi se marsi është i muaji i skalitur në analet e luftës së kombit për liri. Kështu u shpreh ajo në seancën solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kryetarja e shtetit theksoi se epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin e popullit të Kosovës, teksa theksoi se ajo ishte epope e dinjitetit, e krenarisë dhe lirisë.
Pragu i shtëpisë së familjes Jashari, Osmani shtoi se simbolizonte vet Kosovën. Ajo tha se përballë tiranisë dhe padrejtësisë, Adem Jashari, personifikon guximin dhe përkushtimin e palëkundur për liri. Osmani shtoi se shtëpitë e Jasharajve pulsojnë jetë, ndërkohë që shtoi se duhet të vazhdohet forcimi i shtetit dhe duke e mbrojtur jetën e çdo qytetari. (A2 Televizion)