Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbërritur në Presidencë për takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Begaj mbërriti në Prishtinë, pasditen e së martës, kur pati një takim joformal me presidenten Osmani.
Ndërsa pati edhe një darkë me kryeministrin Kurti, kryeparlamentarin Konjifca, ish-presidentin kroat, Stipe Mesiç, ambasadorin William Walker, ish-sekretarin e NATO, Lord George Robertson.
Pas takimit, Begaj do t'i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Më pas, do të jetë parada e ushtrisë dhe policisë së Kosovës.
Ndërsa në ora 17:00, do të jetë pritja e liderëve shtetërorë në shënim të ditës së Çlirimit. (A2 Televizion)