Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Presidentja Osmani deklaroi se këto 16 vite Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara për të dëshmuar se e meritoi shtetin dhe se është një vend që kontribuon në paqen dhe sigurinë në rajon.
Kryepralmentari Konjufca tha se sot është një ditë jo vetëm e festimeve, por edhe e reflektimit dhe mirënjohjeve. Ai shtoi se mirënjohja e parë u shkon për të gjithë luftëtarëve e veprimtarët që ndihmuan në çlirimin dhe arritjen e pavarësisë si dhe të aleatëve ndërkombëtarë.
Ndërsa kryeministri Kurti u shpreh se ky 16 vjetor e gjen Kosovën një vend më të sigurt e me të begatë.
Të tre liderët shtetërorë do të vijojnë me homazhe për të nderuar dëshmorë, veprimtarë, martirë që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësinë e vendit. (A2 Televizion)