Emërime në poste publike, qeveria në detyrë ka ndërmarrë 13 veprime kundër ligjit

Nga Xhevahir Qardaku
21 Maj 2025, 20:23 | Aktualitet

Emërime në poste publike, qeveria në detyrë ka

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë 13 vendime që shkojnë kundër ligjit nga 9 shkurti deri më 27 mars. Këtë e thotë Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Nga data 9 shkurt 2025 (dita e zgjedhjeve) e deri më 27 mars 2025 (dita e certifikimit të rezultateve nga KQZ), qeveria në largim ka mbajtur 7 mbledhje dhe ka marrë 76 vendime. Marrë parasysh kufizimet që i njeh Ligji në situatat kur kemi të bëjmë me qeveri në largim, GLPS vlerëson se 13 nga këto vendime janë të kundërligjshme për shkak se janë marrë duke i tejkaluar kufizimet në kuadër të nenit 31 të Ligjit për Qeverinë”, tha grupi për Studime Juridike dhe Politike sqaron se ku qëndrojnë shkeljet.

“Vendimet e kundërligjshme i përkasin natyrës së inicimit të procedurave të reja për emërimin në pozitat publike”, tha Elona Kurti, GLPS.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike i konsideron të kundërligjshme edhe miratimin e koncept-dokumenteve dhe strategjive, shkruan A2 CNN.

“Duke qenë se nga data 27 mars 2025, kur në kundërshtim me Kushtetutën, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar zyrtarët me post ekzekutiv si deputetë te legjislaturës së IX-të, të njëjtit duke shfrytëzuar mandatin kundër kushtetues si zyrtarë me post ekzekutiv e njëkohësisht të certifikuar si deputetë kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në tri mbledhjet e radhës të ekzekutivit. Në këto takime janë marrë gjithsej 17 vendime, nga një kabinet qeveritar i cili në përbërjen e tij ka pasur kryeministër e ministra që në kundërshtim me nenin 72 të Kushtetutës, kanë prezantuar dhe kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Rrjedhimisht, kjo nënkupton që secili nga këto vendime është i kundërligjshëm sepse është marrë nga një përbërje e ekzekutivit në kundërshtim me aktin më të lartë juridik.”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike rekomandoi qeverinë në detyrë që të mos marrë vendime që bien ndesh me ligjin dhe kushtetutën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos