Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale është vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Këto ishin reagimet kryesore nga ana e protestuesve dhe veteranëve të UÇK gjatë protestës të së enjtës në Prishtinë. Gazment Syla nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Gazmend Syla tha se Gjykata Speciale po e njollos UÇK-në. Të tjerë shprehën solidaritet me ish liderët e UÇK që presin vendimin e Apelit
“Dënimi i katër krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, e cila është e gjithkujt përpos e Kosovës, është vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës, Pjetër Shalës me 125 vjet, e çon numrin që është dënuar lufta jonë në 627 vjet”, tha ai.
Përfaqësuesi i platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka thënë se protesta e sotme në sheshin “Skënderbeu” e ka një ‘sebep’ të madh, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i nismës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, me një fjalim emocionues në protestën e sotme, rinisë së Kosovës, ia ka bërë hallall gjakun e babait të tij, dëshmorit të kombit, Xhavitit.
Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Muhamet Mavraj, në protestën e sotme në Prishtinë, tha se kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së pasi ata janë dënuar padrejtësisht.
E bija e mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lec Gradicës, Lavdie Leci, në protestën mbarëpopullore që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu”, ka thënë se liria është e drejtë themelore në botë, por që shqiptarëve u është dashur ta paguajnë me gjak brez pas brezi këtë çmim. (A2 Televizion)