Protesta në Prishtinë: Kush e njollos UÇK, shkel dinjitetin njerëzor

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 18:25 | Politikë

Protesta në Prishtinë: Kush e njollos UÇK, shkel dinjitetin

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale është vula e turpit të drejtësisë ndërkombëtare. Këto ishin reagimet kryesore nga ana e protestuesve dhe veteranëve të UÇK gjatë protestës të së enjtes në Prishtinë. Gazment Syla nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Gazmend Syla tha se Gjykata Speciale po e njollos UÇK-në. Të tjerë shprehën solidaritet me ish liderët e UÇK që presin vendimin e Apelit.

“Çdo përpjekje për ta njollosur atë është një goditje ndaj vetë themeleve të paqes dhe dinjitetit njerëzor. Bashkë do ta mbrojmë vërtetën e UÇK-së, sepse derisa të ketë shqiptarë që frymojnë nuk do të lejojmë kurrë që sakrifica me sublime të tjetërsohet”.

“Krahas luftëtarëve qëndruan edhe mjekët që u kujdesën për të plagosurit në rrethanat më të vështira të luftës. Me guximin e patriotizmin e rrallë atë botë, po edhe sot ata shpëtuan jetë dhe mbajtën gjallë shpresën në ditët më të rënda”.

“Po aq ndjej dhimbje të thellë se ne si popull ende po orvatemi t'i dëshmojmë gjithë botës sepse se lufta e lavdishme e UÇK-së ishte një luftë e drejtë edhe ishte për t'i mbrojtur, e cila u nis nga bijtë dhe bijat më të mira të të trojeve tona për të na mbrojtur tokat tona, për të na mbrojtur jetën tonë edhe për të na sjellë lirinë që për fat të keq ne duhet t mbrojmë ata tani në këtë moment t' quajmë të pafajshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos