Ka mbërritur të premten në Prishtinë gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti iri i KFOR-it. Barduani do të marrë zyrtarisht drejtimin e misionit të NATO-s në Kosovë më 11 tetor në një ceremoni të veçantë në ndërrimin e komandës. Ai u prit nga ambasadori italian në Kosovë, Antonello de Riu, raporton A2.
Italiani Barduani do të pasojë turkun Ozkan Utulash që udhëhoqi me KFOR-in gjatë vitit të fundit.
Gjeneral major Barduani bëhet komandanti i 14-të italian i KFOR-it, ndërsa ambasada italiane theksoi se me këtë riafirmohet përkushtimi i palëkundur i Italisë në sigurinë e Kosovës. Mandati i komandantit të KFOR-it është një vjeçar. (A2 Televizion)