Paqartësi mbi takimin në Bruksel! BE këmbëngul që çështja e dinarit të zgjidhet në dialog

Nga Rosalba Bejdo
23 Shkurt 2024, 20:26 | Aktualitet

Pavarësisht refuzimit të qeverisë në Kosovë për të përfshirë dinarin në tryezën e bisedimeve në Bruksel, Bashkimi Europian këmbëngul që çështja të zgjidhet ne dialog. E megjithatë zëdhënësi Peter Stan, sugjeroi se ende nuk e kanë të qartë nëse takimi i thirrur nga Brukseli më datën 27 shkurt do të mbahet, teksa zv. kryeministri Besnik Bislmi ka deklaruar më herët se nuk do të marrin pjesë.

“I kemi dorëzuar ftesë partnerëve për t'u marrë me çështje të caktuara. Ne e shpjeguam këtë gjë gjerësisht edhe më herët. Tani shpresojmë që të dyja palët të dakordësohen për takim dhe të zgjidhin çështjen, e cila u shkaktua nga një vendim shumë fatkeq dhe i pa konsultuar nga njëra palë e që preku palën tjetër. Ne nuk jemi komentues, por lehtësues dhe bëjmë përpjekjet ’iu ndihmojmë palëve që të gjejnë zgjidhje”, tha ai.

Megjithatë, Stano gjatë konferencës për shtyp nuk dha detaje të tjera lidhur me takimin, duke theksuar se do t’i kthehen praktikës së deritanishme, që të mos flasin publikisht mbi logjistikën e përgatitjeve të takimeve në nivel të grupeve të punës. 

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pasojash mund të ketë për Kosovën nëse nuk merr pjesë në takimin në Bruksel, të cilin e ka thirrur i dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, Stano tha se “nuk mund të spekulojmë se çfarë do të ndodhë, nëse do të ndodhë”, duke shtuar se ftesat për palët janë dërguar dhe BE-ja vetëm bën përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos