Vendimi për arkitektin ie sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç, do të merret në fillim të vitit 2025. Ky fakt është bërë i ditur nga Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç gjatë një intervistë për mediat serbe.
“Pres bashkëpunim adekuat me EULEX-in”, tha Stefanoviç. Kryeprokurori serb tha se në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore të Serbisë, “po përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me ngjarjen kritike në Banjskë më 24 shtator 2023 dhe po kontrollohen pretendimet e të dyshuarit të cilat i ka paraqitur gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Beograd”.
Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, kur mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. (A2 Televizion)